Home Sport
Skandali i FSHF-së, nuk di ku luajnë lojtarët e kombëtares (FOTO)
Trajneri i kombëtares sonë, Gianni De Biasi ka publikuar sot listën e futbollistëve që do të jenë të gatshme për dy ndeshjet e radhës ndaj Italisë dhe Bosnjës.

Deri këtu gjërat janë mëse normale, por skandalin e vërtet e ka bërë FSHF që ka shpërndarë një listë për gazetarët në të cilin ka gafa qesharake, shkruan Albeu.com.

Institucioni më i rëndësishëm i futbollit në vendin tonë, ende nuk e di ku luajë futbollistët që ka grumbulluar, teksa i ka paraqitur në listën e shpërndarë për mediat me ish-skuadrat.

Addren Llullaku është paraqitur sikur luan ende me Gaz Metan, teksa në fakt ai ka ndryshuar ekip duke u transferuar nga janari te kampionët e Kazakistanit, Astana. Dhe Armando Sadiku me Jahmir Hykën kanë pasur të njëjtin fat. I pari është është paraqitur si futbollist i Zyrih, kur në fakt tashmë aktivizohet te Lugano që drejtohet nga Trammezani, ndërkohë që Hyka ende luan në Zvicër sipas kësaj liste, raporton Albeu.

Ndërkohë FSHF e ka korrigjuar gabimin në faqen e saj zyrtare online duke i paraqitur në mënyrë korrekte skuadrat në të cilat aktivizohen. /albeu.com/



Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Klopp: Bëm një paraqitje fantastike
Salah dhe Firmino kapin shifrat e Messit dhe Neymarit që kishin bër para 3 vitesh
Mohamed Salah shkruan historinë me Liverpoolin
Liverpool - Roma, notat e lojtarëve (FOTO LAJM)
Huliganët e Romës sulmojnë me sende të forta tifozët e Liverpoolit (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media