Home Sport
Pique e kthen postimin "Ai qëndron" nga dështim në "profeci"
Gerard Pique thotë se ishte plotësisht i vetëdijshëm se Neymar do të largohej nga Barcelona kur ai postoi në Tëiter se braziliani do të qëndronte në Camp Nou.

Neymar kaloi tek PSG më 3 gusht, 11 ditë pasi Pique kishte postuar një foto me titulli "ai po qëndron".

Duke folur në një konferencë për shtyp, ai tha: "Në dasmën e Lionel Messit në fund të qershorit, kisha një dyshim se ai do të largohej. Në para sezon, përsëri, ai tha se do të largohej. Kur e shkruajta "ai po qëndron", e dija 100% se po largohej, përcjell Albeu.com.

"Unë e di se ai ka arsyet e tij, ata mund të jenë financiare, ose deshiron të jetë lojtari më i mirë në botë, ai nuk duhet të gjykohet, ai është një lojtar i guximshëm, ai luajti jashtëzakonisht mirë për ne. Ai nuk më ka zhgënjyer, dhe nuk më vjen keq që dështova në postimin" ai po qëndron. Gjithçka ka një arsye, dhe kam dashur të përdor mediat sociale, sepse ky është një instrument që unë kam. Doja të ndihmoja klubin dhe të paktën u përpoqa, edhe pse e dija se ai e kishte marrë vendimin e tij." përfundoi qendërmbrojtësi spanjoll. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Sdo ta besoni kush është golashënuesi i momentit tek Real Madrid
Barcelona do të heqë dorë nga Coutinhon për të finalizuar marrveshjen me Dembelen
E ardhmja e Zlatanit pritet të vendoset që këtë javë
Mourinho dëshiron blerjen e katërt, por ai nuk do të jetë Perisiç
Barcelona gati të heqë dorë nga Coutinho, fillon punën me emrat e tjerë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media