Home Sport
E FUNDIT / Italia mund të kualifikohet në botëror? Lexoni se çfarë thotë neni 7-të i FIFA-s
Barazimi i djeshëm në shtëpi ndaj Suedisë, la Italinë jashtë Kampionatit Botëror për herë të dytë në histori. Kjo gjë shkaktoi një katastrofë sportive për të kaltërit, të cilët nuk u besojnë syve dhe ndihen të shokuar.

Por, Neni 7 i rregullores zyrtare të FIFA lë të hapur një fije të hollë shprese, dhe italianët tashmë duhet të fillojnë të luten dhe të mbërthejnë fort me thonj shpresën e fundit, për të evituar një tragjedi mbarë kombëtare, që për Italinë përllogarit edhe një dëm ekonomik të kalkuluar rreth 1 miliard euro.

Në këtë pikë të rregullores flitet pikërisht për një rikualifikim të mundshëm të një prej përfaqësueseve të eliminuara, në rast se një prej 32 përfaqësueseve të kualifikuara tërhiqet, ose përjashtohet nga kompeticioni.

Në rast se do të verifikohet njëra nga këto dy situata, atëherë institucioni më i lartë futbollistik në planet mund të vendosë të zëvendësojë skuadrën e tërhequr, ose të përjashtuar, me një tjetër ekip.

Dhe Italia, në cilësinë e ekipit më të mirë të klasifikuar në vendin e dytë në fazën e grupeve, mund të jetë zgjedhja, duke shtuar gjithashtu edhe kompetivitetin e turneut.

Për momentin, me vetëm pak muaj larg Botërorit Rusi 2018, është e vështirë të hipotezohet një përjashtim, ose një tërheqje nga ana e ndonjë ekipi përfaqësues të kualifikuar tashmë për në Botërorin 2018.

Normalisht, ka kombe në të cilat situata politike është shumë e trazuar, sikurse Korea e Jugut, Nigeria, Irani, Arabia Saudite, Senegali, Egjipti, etj. por gjithsesi shanset janë minimale.

Precedentët e përjashtimeve dhe rikualifikimeve të bujshme nuk mungojnë në historinë e futbollit, madje edhe në kohën moderne të sportit më të ndjekur, pas viteve 1990. Rasti më elektrizues është ai i Jugosllavisë, në kohën e Europianit të vitit 1992.

Për pasojë të shpërthimit të luftës së Ballkanit, përfaqësuesja jugosllave u përjashtua nga enventi më i madh kontinental. Në vend të ish-Jugosllavisë u rikualifikua Danimarka, e cila si për surprizë më pas shtangu Europën, duke fituar eventin. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Alban
e Mërkurë 15 Nëntor 2017, Ora 00:49
- A nuk është në rrezik situata politike e Rusisë dhe aq e rrezikshme për Evropën,
- a nuk e ka shpallur Franca shtetin e tij në luftë,
- a nuk është Spanja në kriz politike me Kataloniji,
- A nuk është Polonia në kriz politik me rusin
- a nuk është Anglia në kriz politike me Irlandën

Kampionati botëror po mbahet më një shtet ku ka luftë me shtetin evropiane.

Por padrejtësia është bashkuar kundër atyre që I urrejnë dhe bëjnë çka të dojn.
Shkruani komentin tuaj!
 
Edgardo Bauza shkarkohet nga drejtimi i kombëtares së Arabisë Saudite
SKANDAL / Robinho dënohet me nëntë vite burg, pasi përdhunoi një vajzë shqiptare
E FUNDIT / Bayerni pa holandezin Robben për një kohë të gjatë
Formacionet zyrtare: Koln - Arsenal
Dueli Cristiano vs Marcelo në stërvitje, për të shënuar një gol të vështirë (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media