Home Sport
Jurgen Klopp tregon arsyen se pse zgjodhi kapiten Coutinhon kundër Spartakut
Trajneri i Liverpoolit e emëroi Coutinhon kapiten në ndeshjen e mbrëmshme për herë të parë. Braziliani ia ka shpërblyer besimin trajnerit teksa shkëlqeu duke shënuar “hat-trick” në fitoren 7-0 të Liverpoolit ndaj Spartakut të Moskës.

Edhe tifozët e Liverpoolit e kanë pëlqyer shumë reagimin e brazilianit pas emërimit si kapiten, sidomos inkurajimin që ai i bëri shokut të skuadrës Moreno pas daljes i dëmtuar nga fusha, shkruan Albeu.com.

Por trajneri Klop ka habitur me përgjigjen e tij në konferencën pas ndeshjes, kur u pyet se pse e kishte zgjedhur mesfushorin brazilian si kapiten.

“Arsyeja është e thjeshte, sepse është lojtari me i vjetër i ekipit që ndodhej në fushë. Ai mbërriti këtu ne vitin 2013, por më duhet ta pranoj që unë nuk e dija këtë gje dhe prandaj mu desh ta kërkoja ne google”, deklaroi trajneri gjerman. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Azpilicueta: Iniesta nuk është i mirëpritur në Stamford Bridge
Ronaldo kërkon nga Real Madridi që të blej sulmuesin Harry Kane
Vllaznia fiton bindshëm ndaj Teutës, dhe e zhyt në fundin e renditjes (VIDEO)
Kukësi përmbys Partizanin për katër minuta (VIDEO)
Futbollisti sulmon me grushta djaloshin që mblidhte topa mbrapa portës (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media