Home Sport
Arsenal kryeson garën për Goretzkan
Leon Goretzka është ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Kontrata e reprezentuesit të Gjermanisë do të skadojë në qershor të vitit 2018 dhe që nga janari ai mund t’i bashkohet ndonjë skuadre si futbollist i lirë.

Mediat angleze kanë raportuar se Arsenali është favoriti kryesor për transferimin e gjermanit në ‘Emirates’.

‘Topçinjtë’ si duket kanë fituar garën para Barcelonës, Real Madridit, Manchester Cityt, Juventusit e Bayern Munichut për Goretzkan.

Schalke pritet të fitojë 12 milionë euro nga shitja e Goretzkas në janar pasi lojtari assesi nuk ka pranuar rinovimin. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Mavraj me shokë tentohen të sulmohen keq nga tifozët pas humbjes së 10-të radhazi
Robben flet për të ardhmen: Nuk ka ardhur koha të pensionohem
REKORDE / Ernesto Valverde barazon rekordin e Pep Guardiolas
Roger Federer në finale të Rotterdamit
Hidhet shorti i çerekfinales në FA Cup

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media