Home Sport
UEFA me komunikatë zyrtare për Fair Play Financiar të Milanit
Mediat italiane disa ditë vetëm shkruanin se UEFA ia ka refuzuar Milanit Financial Fair Play (FFP)

Pas këtyre reagimeve ka reaguar UEFA, e cila me anë të nj komunikate thotë se këto janë thashetheme të pabaza, shkruan Albeu.com.

UEFA njofton se të premten do të mblidhet komisioni dhe vendimi do të merret vetëm javën tjetër, prandaj askush nuk e di ende atë vendim.

“Thashethemet që janë raportuar sot janë të pabaza”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

“Komiteti do të mblidhet të premten dhe vendimi do të merret vetëm javën e ardhshme. Komisioni që është trup i lirë, ende nuk ka marrë vendim përfundimtar në dosjen që është paraqitur”.

Milan kishte propozuar një plan për të treguar stabilitetin ekonomik të klubit për disa vitet e ardhshme, me të cilin zyrtarët e skuadrës italiane shpresojnë që ta bindin UEFA-n të mos vendos sanksione ndaj tyre. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Rivaliteti Messi-Ronaldo, portugezi rrëfen se çfarë do të ndodhë pas transferimit
A do i futet politikës? Përgjigjet Armand Duka
Ronaldo flet për herë të parë si pjesë e Juventus
Ekipi i Kroacisë shkon në shtëpi i rrethuar nga aeroplanë ushtarakë
Kombëtarja e Kroacisë në Zagreb pritet nga mijëra tifozë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media