Home Sport
Shehi: Më vjen keq për rezultatin e ndeshjes
Portieri dhe kapiteni i ekipit korçar është shfaqur më i qetë se të tjerët në përfundim të ndeshjes. Ai u shpreh i kënaqur me rezultatet që ka arritur ekipi dhe pranoi që kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit në kompeticionet Evropiane.

• Të vjen keq që goli u shënua në fund?

"Normal më vjen keq për rezultatin, por sidomos kur ndëshkohesh në fund të vjen keq dhe e qan humbjen

• Ca note i vini ekipit?

"Kemi bërë kampionat të mirë duke filluar që nga ndeshjen kualifikuese dhe jemi të kënaqur sepse kemi luajtur si të barabartë me çdo ekip

• Ndeshja e fundit ne Europë?

"U kam thënë çunave që ta mbyllim në mënyrë dinjitoze. Nuk dua të përqendrohemi te kjo gjë por te objektivat tona.

• Dorezat e ndeshjeve të Europa Leagues do i mbash?

"Po normal se është kompeticion i rëndësishëm dhe sidomos është hera e dytë që jemi këtu dhe kemi bërë mirë.

• A je i irrituar me arbitrin edhe ti?

"Nuk jam marrë ndonjëherë më arbitrin, pretendonim ndoshta për diçka me shumë, nuk e kam parë qartë por mesa me kanë thënë çunat kishte disa raste të dyshimta." u shpreh gardiani i Skënderbeut. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Klopp konfirmon lëndimin e Salah, ja sa do të mungojë ai
Napoli fillon kontaktet me mbrojtësin e Atleticos, palët bien dakord
Bale nga dita në ditë më larg Realit
Mascherano merr ofertat e para
Milan vendos çmimin e Donnarummas

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media