Home Sport
Çmenduria e Man United, thyen të gjitha rekordet për blerjen e Neymarit
500 milionë euro, kaq është i gatshëm të ofrojë Unitedi për Neymarin, më shumë se dyfishin që pagoi PSG-ja për ta marrë atë nga Barcelona në vitin 2017.

Manchester United është i gatshëm që të bëjë çmenduri për të sjellë brazilianin Neymar në Angli, i cili po kërkohet edhe nga Real Madridi, raporton “Le10Sport”.

Sipas “Le10Sport”, United po përgatit plot 500 milionë euro për sulmuesin brazilian, i cili verën e kaluar la Barcelonën për t’u transferuar te PSG-ja për 222 milionë euro.

Mourinho po kërkon një yll për sulmin e skuadrës së tij. Kandidati kryesor deri tani ka qenë Antoine Griezmann, por orët e fundit duket se vështrimi i “Djajve të Kuq” është hedhur edhe nga braziliani.

Neymar, që ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 14 pasime për gol në 22 ndeshjet që ka luajtur deri tani me PSG-në, kërkohet me ngulm edhe nga Real Madridi.

Florentino Perez është adhurues i kamotshëm i magjistarit brazilian dhe e do verën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”, për të zgjidhur situatën nëpër të cilën po kalon klubi madrilen. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Hyka: Nuk do të kthehem më në San Jose
Shpërthejnë mediat italiane: Penallti e shpikur, arbitri eliminoi Milanin në Greqi
Këto janë 24 skuadrat të kualifikuara në fazën tjetër të Europa Leagues
Lacazette i jep fitoren Arsenalit ndaj Qarabagut (VIDEO)
Tronditet Milan, eliminohet nga Europa League (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media