Home Sport
Letra prekëse e Arda Turan nga largimi i Barcelonës
Arda Turan ua ka dërguar adhuruesve të Barcelonës një mesazh lamtumirës pas largimit nga klubi katalanas.

Barcelona njoftoi sot edhe zyrtarisht se mesfushori turk është huazuar për dy vite e gjysmë te Basaksehir në Turqi.

Turan u transferua në Barcelonë në vitin 2015 për 40 milionë euro nga Atletico Madrid, ku për dy vite bëri 55 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 15 gola.

Këtë edicion, mesfushori nuk ka bërë as edhe një paraqitje për katalanët duke mos qenë në planet e Ernesto Valverdes.

Ky është mesazhi i tij i plotë:

Ëndrra nuk bëhet realitet përmes magjisë. Por, si një ëndërrimtar, e di se nevojitet kurajë, përkushtim dhe punë e zellshme. Të qenit lojtar i Barcelonës ishte ëndrra më e madhe që kisha. Dhe gjithmonë do të jem krenar për veten që e arrita. Por, tani është koha të them lamtumirë. Të paktën, tani për tani.

Do të doja t’i falënderoja: Bashkëlojtarët e mi, të cilët më ndihmuan ta gëzoj çdo moment brenda dhe jashtë fushës. Ka qenë privilegj të luaja përkrah jush. Të gjithë tifozët që dikur e thërrisnin emrin tim në ‘Camp Nou’. Çdo minutë kam luftuar me dashuri për ju. Dhe klubin që e bëri realitet jo vetëm ëndrrën time, por ëndrrën e secilit fëmijë turk. Ende ekziston një buzëqeshje e fshehur diku brenda ‘mjekrës’. Faleminderit që më lejuat të kthehem në vendin tim për ta gjetur atë. Do të bëj gjithçka që nevojitet për t’u bërë lojtari me të cilin dikur ratë në dashuri.

Pavarësisht largësisë mes nesh, të gjithçka kujtimet e veçanta do të jenë në zemrën time, duke më dhënë forcë dhe ndriçuar rrugën time. "Arda Turan" /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Çmimet në qiell, kaq kushton një biletë për ndeshjen Roma - Liverpool
Roma fiton bindshëm ndaj SPAL-it, dhe renditet në vendin e tretë (VIDEO)
Pasi u refuzua oferta e parë, Milani nis të dytën për Belottin por Torino reagon sësish
Dalipi merr përgjegjsitë e humbjes në Kukës dhe flet për merkaton e Partizanit
Barcelona ofron Dembelen për Mohamed Salahn

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media