Home Sport
Napoli po mendon që t'i ofrojë kontratë të re sulmuesit belg, Dries Mertens
Është raportuar se Napoli po përgatitet t'i ofrojë sulmuesit të saj, Dries Mertens një kontratë të re.

30-vjeçari aktualisht ka një kontratë në San Paolo që skadon në verën e vitit 2020, shkruan Albeu.com.

Gazeta "La Repubblica" pretendon se Partenopei janë të shqetësuar nga fakti se marrëveshja e Mertens përmban ende një klauzolë lirimi prej 28 milionë euro.

Sipas të përditshmes italiane, presidenti Aurelio De Laurentiis është i gatshëm të eliminojë klauzolën pasi që nuk është një reflektim i drejtë i formës së lojtarit gjatë sezoneve të fundit.

Në mënyrë që të joshet belgu, Napoli thuhet se është gati t'i ofrojë Mertensit një pagë prej 5 milionë € në sezon. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
McManaman: Real Madrid duhet të transferojë Mbappen
Morata jashtë forme, Chelsea në kërkim të një bomberi
1.101 minuta lojë në fushë, kjo është arsyeja e lodhjes së Busquetsit
Tjetër gjyq i humbur, ish-sulmuesi francez i merr Flamurtarit 60 mijë euro
Do të luajnë në Champions, PSG dhe Napoli sfidojnë njëra-tjetrën në Twitter (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media