Home Sport
Zidane: Nuk mund të dorëzohemi, duhet të luftojmë
Zinedine Zidane ka thënë se skuadra e tij luajti shumë mirë dhe bëri gjithçka, por topi nuk deshi të futej në rrjetë, pas humbjes minimale të Real Madridit ndaj Villarrealit në “Santiago Bernabeu” sot pasdite.

Pas ndeshjes, trajneri francez ka thënë se rezultati nuk ishte meritor dhe se është shumë i vështirë për skuadrën e tij ta kapërdijë pasi krijuan shumë raste, por ishin të pafat që topi të futej në rrjetë.

“Rezultati nuk është meritor dhe është shumë i vështirë sepse ne patëm shumë raste, por topi nuk deshi të futej në rrjetë. Kjo na brengos të gjithëve. Luajtëm mirë dhe nuk e meritojmë këtë”. tha Zidane pas ndeshjes.

“Nuk mund të dorëzohemi. Do të vazhdojmë të luftojmë sepse të enjten kemi ndeshje dhe mund t’i ndryshojmë gjërat”, ka shtuar ai.

“Bëmë gjithçka dhe nuk kam shpjegim pse topi nuk deshi të futej në rrjetë.” përfundoi Zidane. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Drejtuesit e klubit italian takohen me agjentin e yllit të PSG
Ndahen çmimet për fazën e parë të Premier Leagues (FOTO LAJM)
PSG ka një lajm fantastik, Mbappe do të luaj kundër Real Madridit
Sevilla eliminon Atleticon dhe kalon në gjysmë-finale të Copa del Rey (VIDEO)
Sevilla shënon edhe golin e tretë ndaj Atleticos (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media