Home Sport
Maradona: Montella është një trajner i dështuar
Diego Armando Maradona ka kritikuar ashpër vendimin e drejtuesve për t’ia besuar ekipin Vicenzo Montellas, teksa këtë të fundit e ka quajtur si një trajner të dështuar.

Përmes një postimi në profilin e tij të “Instagram”-it, legjenda e futbollit argjentinas i ka dalë në mbrojtje bashkëkombësit të tij, Berizo.

"Sevilla bëri një gabim trashanik që largoi trajnerin Berizo.

"Më duket një vendim i gabuar që t’ia besosh skuadrën një trajneri që u shkarkua nga Milani për rezultate të dobëta. Mund të ishin mijëra trajnerë të tjerë që ta merrnin atë vend, por jo Montella.

"Nuk po e kuptoj se si po ecën futbolli në këto momente. Berizo meritonte mbështetje". ka shkruar Maradona.

Kjo nuk është hera e parë që ai krijon lajm me deklaratat e tij sepse gjithmonë gjen momentin për të sulmuar ndonjë personazh. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Real Madrid i rezervon Hazardit fanellën me numrin 7 (FOTO LAJM)
Aurelio De Laurentiis flet për rikthimin e Cavanit dhe për transferimin e Vidal
Manchester City kryeson garën për shërbimet e Miralem Pjanic
Leroy Sane zbardh biseden me trajnerin Low që e la jashtë listës së Botërorit
Lëndohet keq, Kamer Qaka nxirret në krahë nga fusha e lojës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media