Home Sport
Kroos: Tani duhet të kualifikohemi në Champions League për sezonin e ardhshëm
Mesfushori gjerman Toni Kroos ka thënë se tani synim i Real Madridit duhet të jetë kualifikimi në UEFA Champions League për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori foli për "beIN Sports USA" pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Villarrealit sot pasdite në “Santiago Bernabeu”, dhe tha se Reali duhet tani të përqendrohet në sigurimin e kualifikimin në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

“Së pari, duke marrë parasysh pozitën tonë, duhet të kualifikohemi për në Champions League sezonin e ardhshëm.” tha fillimisht ai.

“Mendoj se synimi për pjesën e mbetur të sezonit duhet të jetë ky, pasi 16 pikë janë shumë dhe nuk mund të mendojmë për këtë tani [titullin]. Nga ky moment Reali duhet të siguroi klasifikimin në top katërshe.” përfundoi Kroos. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
McManaman: Real Madrid duhet të transferojë Mbappen
Morata jashtë forme, Chelsea në kërkim të një bomberi
1.101 minuta lojë në fushë, kjo është arsyeja e lodhjes së Busquetsit
Tjetër gjyq i humbur, ish-sulmuesi francez i merr Flamurtarit 60 mijë euro
Do të luajnë në Champions, PSG dhe Napoli sfidojnë njëra-tjetrën në Twitter (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media