Home Sport
Mourinho dhe Conte i japin fund luftës së tyre ? Kjo është deklarata e fundit e trajnerit të Chelseat
Antonio Conte nuk brengoset nga deklaratat e Jose Mourinhos se ai ndien neveri për teknikun e Chelseat, që më sa duket i jap fund me kaq luftës së fjalëve mes tyre.

Ata kanë shkëmbyer fjalë shumë të rënda me njëri-tjetrin në këto javë të fundit, me Conten që ka pohuar se Mourinho vuan nga humbja e kujtesës pasi bosi i Manchester United e quajti atë klloun për shkak të gjesteve që i bën në vijën anësore të fushës gjatë ndeshjeve.

E më pas, Mourinho iu kundërpërgjigj duke gjurmuar thellë në të kaluarën e tij dhe ia përmendi suspendimin me katër muaj nga aktivitetet sportive, të cilin Conte u detyrua ta vuante pasi kishte dështuar ta raportonte kurdisjen e dyshuar të ndeshjeve sa ishte pjesë e Sienas më 2011, por gjë për të cilën ai u shfajësua më vonë.

Por Conte reagoi duke e quajtur atë njeri të vogël që flet shumë dhe që merret me të tjerët.

Ndërkohë, dje Mourinho tha se dëshiron t’i japë fund kësaj historie anipse vazhdoi të shfaqte armiqësi ndaj Contes, i cili tani duket i vendosur për ta mbyllur këtë kapitull.

“Thashë se do të ndalesha. Është e njëjta gjë dhe për mua. Nuk e di nëse e ka thënë këtë për mua. Nuk më shqetëson, fle shumë mirë”. ishin fjalët e strategut italian. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Drejtuesit e klubit italian takohen me agjentin e yllit të PSG
Ndahen çmimet për fazën e parë të Premier Leagues (FOTO LAJM)
PSG ka një lajm fantastik, Mbappe do të luaj kundër Real Madridit
Sevilla eliminon Atleticon dhe kalon në gjysmë-finale të Copa del Rey (VIDEO)
Sevilla shënon edhe golin e tretë ndaj Atleticos (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media