Home Sport
Vajza e legjendës së Realit dhe Barcelonës mohon gjithçka se është përfshirë në video pornografike

Important ⬆️

A post shared by Daniela Svedin Figo (@danielasfigo) on

Daniela Figo, vajza e ish-yllit portugez të Barcelonës Real Madridit dhe Interit, Luiz Figos, e ka mohuar se fotografitë dhe videot pornografike që po qarkullojnë nëpër rrjete sociale kanë të bëjnë me të.

Daniela, 18-vjeçare, ka treguar përmes një shkrimi duke thënë se dëshiron t’i sigurojë të gjithë se fotografitë dhe videot që po qarkullojnë në Instagram dhe Whatsup janë të rreme dhe se nuk kanë të bëjnë me të, transmeton Express.

Ka disa ditë që në rrjetet sociale qarkullojnë video me përmbajtje pornografike, me protagoniste një vajzë që pretendohet të ishte Daniela Figo.

Por, një gjë të tillë ajo nuk e pranon.

“Dua t’i siguroj të gjithë se fotografitë janë false dhe nuk më përkasin mua. Nuk e kuptoj motivin që fshihet pas të gjithë kësaj ngjarjeje, e gjithashtu trishtohem që disa njerëz bëjnë të tilla gjëra vetëm për të tërhequr vëmendjen, duke përfshirë njerëz që as nuk i njohin”, shkruan ajo në rrjetin social Instagram. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Drejtuesit e klubit italian takohen me agjentin e yllit të PSG
Ndahen çmimet për fazën e parë të Premier Leagues (FOTO LAJM)
PSG ka një lajm fantastik, Mbappe do të luaj kundër Real Madridit
Sevilla eliminon Atleticon dhe kalon në gjysmë-finale të Copa del Rey (VIDEO)
Sevilla shënon edhe golin e tretë ndaj Atleticos (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media