Home Sport
Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës i kërkon Messit të luaj më pak me Barcelonën
Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia, ka thënë se i ka kërkuar Lionel Messit të luajë më pak për Barcelonën në mënyrë që të jetë më i freskët për Kupën e Botës, që do të mbahet këtë verë në Rusi.

Messi është në formë fantastike për Barcelonën këtë sezon, e cila i prin La Ligës shumë më lart se të tjerët në krye të tabelës, por në Argjentinë shpresojnë se magjiku i tyre nuk do të shterohet deri në verë.

“Shpresoj se të gjithë lojtarët do ta gëzojnë formën e njëjtë [ në Kupën e Botës] sikurse që e kanë tani”, ka thënë Tapia.

Ai thotë se si gjithmonë, Messi është shumë i fortë, ndërkohë që i pëlqen edhe mënyra se si po luan Aguero.

“Sergio Aguero po luan futboll fantastik dhe Lionel Messi është gjithmonë i fortë. Kemi folur me Messin në mënyrë që ai të kujdeset për veten dhe të luajë më pak për Barcelonën”, shtoi ai. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Debutim ëndrrash, Cikalleshi gjen rrjetën me skuadrën e re (VIDEO)
Ne i shohim super në formë, si duhet të kujdesen për veten sportistët
Douglas Costa i rikthehet stërvitjes me Juventusin
Hidhet shorti i Kupës së Mbretit, Reali dhe Barcelona sfida të vështira
Shpërthen Wanda Nara: Kush flet për mua duhet të ketë b**e (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media