Home Sport
Arsenali shumë afër divorcit me Arsene Wenger
Trajneri i Arsenalit po përballet me presionin gjithmonë e më shumë në rritje për të siguruar një vend në UEFA Champions League për skuadrën e tij, në të kundërt rrezikon largimin nga klubi i jetës së tij.

Klubi londinez po konsideron seriozisht divorcin me teknikun më jetëgjatë të historisë, që edhe në verë ishte në diskutim për t'u larguar nga “Emirates Stadium”.

Disa njerëz në zinxhirin komandues të Arsenalit tani mendojnë se është vërtet koha për ndryshim, dhe klubi duhet të gjejë një trajner të ri. Shkarkimi eventual i francezit do të bëhej një opsion më real nëse Arsenal do të dështonte për tu kualifikuar në Champions për herë të parë pas 1998.

Aksionerët e klubit londinez kanë frikë se një tjetër sezon jashtë elitës së futbollit kontinental do të cenonte marrëveshjet e majme financiare me sponsorët dhe me të drejtat e imazhit. këtyre i shtohet edhe fatura e humbjeve nga UEFA për mungesën në Champions. Arsenal po negocion një akord të ri për emrin e sponsorit në fanela pasi marrëveshja aktuale 30 milionë paund me Puma, skadon në qershor.

Gjigantët e veshjeve sportive janë afruar për të patur emrin e tyre te Arsenal, por mungesa në Champions, do të ulte ndjeshëm kuotën e milionave. Topçinjtë janë aktualisht 8 pikë larg vendit të fundit që të kualifikon në Champions. Rruga e vetme e Arsen Wenger veç kampionatit për të hyrë në vitrinën e futbollit kontinental, është të fitojë Europa League. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Dalin pamjet e përleshjes së dy tifozerive “Plisave” dhe “Intelektualëve” (VIDEO)
Pas festës vjen lajmi i hidhur për Icardin
Cancelo, i huazuar nga Valencia por krenarë që luan me Interin
Icardi: Kam blerë shtëpi në Milano për të qëndruar tek Interi
Guardiola, gati shumën e çmendur për Hazard

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media