Home Sport
Gonzalo Higuain shpërthen ndaj kritikave (FOTO LAJM)
Gonzalo HIguain ka qenë lojtari më kryesor në barazimin 2-2 ndërmjet Juventusit dhe Tottenhamit.

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain shënoi dy gola në barazimin 2-2 me Tottenhamin, por dështoi të shënonte nga penalltia për të të dërguar në 3-1.

Kjo ka bërë që në fund të ndeshjes të gjitha kritikat të shkojnë në drejtim të tij nga tifozët e Juevntusit.

Por, për këtë ka reaguar Higuain, i cili thotë se është shumë e lehtë të flasësh pas ndeshjes nga një kolltuk në shtëpi.

“Përshëndetje të gjithëve. Sa është e lehtë të flasësh pas ndeshjes nga një kolltuk në shtëpi. Deri sa ishte 2:0 gjithçka ishte perfekt, pas 2:2 të gjithë e ndërruan mendimin e tyre”, shkruan Higaun fillimisht në Instagram.

“Kjo nuk na intereson ne, sepse do të shkojmë në Londër për të fituar. Një përqafim për të gjithë që ia duan të mirën Juventusit”.

Higuain ka shënuar 20 gola këtë sezon për Juventusin në të gjitha kompeticionet. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Gafurr Mehmeti
e Mërkurë 14 Shkurt 2018, Ora 20:17
Bravo un tperkrahi plotsisht 1je ke dhan gjithqka nga vetja shpresoj ni permbysje forza Juventus per sempre fitore apo humbje
Shkruani komentin tuaj!
 
Ish-sulmuesi i Anglisë: Salah rrezikon t’i humbasë titullin Liverpoolit
Ndërron jetë legjenda e sportit të Kosovës
Qeni i Hamilton, fiton 700 euro në ditë
Solskjaer: Rashford mund të arrijë në nivelin e Ronaldos
Ronaldo gabon nga penalltia, Juventus bën detyrën ndaj Chievos (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media