Home Sport
Zamparini në librin Gines, paguan 10 mijë euro për një akullore
Një kaush me akullore që kushton 10 mijë euro nuk ishte dëgjuar kurrë. Jo një kaush aq i madh sa për të paguar ato para, kjo jo. Po flasim për një “normal”, nga ata që blihen nga ambulantët.

Vetëm se këtë herë çmimi për “Guinness” i referohet botës me të cilën kaushi në fjalë ka rënë: ose më saktë asaj të futbollit.

E, kështu, akulloren me atë çmim do duhet ta paguajë Mauricio Zamparini pas asaj që ndodhi në ndeshjen e së hënës mes Palermos e Foxhias (2-1).

Presidenti i klubit sicilian është sanksionuar nga Gjykata Sportive e Serisë B me një gjobë 10 mijë euroshe si pasojë e një kaushi me akullore të lëshuar drejt arbitrit Abatista, pa i shkaktuar, megjithatë, asnjë pasojë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Valverde: Skuadra bëri një paraqitje pozitive
Fabregas: Është mision vetëvrasës, duhet të luajmë lojën tonë
Conte: Kualifikimi mbetet ende i hapur
Bayern Munich - Besiktas, notat e lojtarëve (FOTO LAJM)
Chelsea - Barcelona, notat e lojtarëve (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media