Home Sport
Daja: Duhet të vazhdojmë me të njëjta ritme
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka folur gjithçka për ndeshjen e sotme ndaj Teutës, pasi fituan me rezultatin e përgjithshëm 3-0, edhe pse ishte një ndeshje formaliteti.

Tekniku ka folu edhe për dëmtimin e Jashanaciës, pasi thuhet që do të mungojë gjatë.

• Dëmtimi i Jashanicës ?

"Na erdhi shumë keq. Duke qenë se mungonte Vangjeli, e kisha projektuar mbrojtës së djathtë ndaj Kamzës. Ka një problem një gju, nesër do bëjë rezonancën, shpresojmë të mos ketë diçka serioze.”

• Kë preferoni në gjysmëfinale?

"Për deri sa janë në gjysmëfinale të gjitha ekipet e kanë merituar. Nuk është se kemi ndonjë preferencë. Është objektivi i dytë i klubit, çdo ekip që do na dali do ta vlerësojmë maksimalisht. Të tre ekipet kanë karakteristika të ndryshme. Çdo lloj emri që do përmendja unë është një kundërshtar që duhet vlerësuar maksimalisht

• A është gati Skënderbeu për 2 trofe?

"Kemi bërë mirë në të 2 kompeticionet. Kemi një potencial lojtarësh që mund t’i synojmë të dyja. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Pavarësisht rezultatit, ndeshja e sotme, duhet të shpreheshim më mirë.

• Aktivizimi i 8 titullarëve…

"Lojtarët që janë me eksperiencë dhe me një farë moshe në karrierë, formën me të mirë e arrijnë nëpërmjet ndeshjeve. E kam biseduar me lojtarët e ashtuquajtur të rinj. Deri para këtij turi, i kemi dhënë shansin të rinjve. Tani duhet ta meritojnë, nuk duhet t’ia japim ne shansin.

• Do e sakrifikonit Kupën në dobi të kampionatit?

"E kam trajtuar kësaj jave edhe rrugëtimin në Europë. Ato 4 ture nuk janë kaluar rastësisht. Nëse duhet të vazhdojmë me të njëjta ritme nuk duhet të tolerojmë asnjë. Në këtë mënyrë respektojmë kundërshtarë, kampionatin dhe këtë qytet që është me futbollin e pastër dhe korrekt." ka përfunduar Daja. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E ardhmja e Asensios në dilemë, Reali gati ta largojë
Gati për ndeshjen me Mayweatherin, Khabib bën lëvizjen drastike
Zyrtare: Porteri i Manchester Cityt merr pasaportë kosovare (FOTO LAJM)
Lë pas dëmtimin, De Bruyne kthehet të luaj për Cityn
Kjo është skuadra që Messi i ka shënuar më shumti gola

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media