Home Sport
Përfundon gjithçka, Real Madrid fiton aktin e parë ndaj PSG (VIDEO)
Real Madrid ka fituar me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj Paris Saint-Germain në "Santiago Bernabeu", ndeshje e vlefshme për 1/16 e UEFA Champions League.

Të parët që kalonin në avantazh ishin francezët që shënonin me mesfushorin 22-vjeçar, Adrien Rabiot në minutën e 33'-të, shkruan Albeu.com.

Por Galaktikët përgjigjen në minutën e fundit të pjesës së parë me Cristiano Ronaldon që shënon nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dërguar skuadrat me një barazim në dhomat e zhveshje.

Përmbysja vjen në minutën e 83'-të po me golin e Ronaldos, duke i dhënë epërsinë Realit.

Goli i qetësisë vjen nga Marcelo në minutën e 86'-të.

Kështu Reali shkon i qetë në ndeshjen e kthimit që do zhvillohet në "Parc des Princes". /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Pronari i Chelsea, "ngec" në Rusi, akoma nuk i rinovohet viza
Donnarumma një hap larg Liverpool-it, problem mbetet çmimi
Johnston: Burra, gra, fëmijë, të gjithë e duan, të mos e humbasim Salah
Alaba te Real Madrid, flet babai i tij
Barcelona përcjellë Iniesta-n mes lotësh (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media