Home Sport
Emery: Mund ta eliminojmë Realin
Trajneri i PSG, Unai Emery nuk është i lumtur me rezultatin e ndeshjes së parë, por thotë se kanë mundësi të përmbysin gjithçka në ndeshjen e kthimit

PSG ka pësuar humbje në ndeshjen e parë ndaj Real Madridit 3:1 në Santiago Bernabeu, por kjo nuk e shqetëson trajnerin Unai Emery.

Ai thotë se skuadra e tij ende ka mundësi të kalojë tutje, pavarësisht se Reali është favorit.

“Reali favorit? Ne nuk e kemi merituar këtë rezultat. Është favorit sepse është kampion aktual dhe e ka fituar tre herë në katër vitet e fundit Ligën e Kampionëve, por ne kemi kapacitet që t’i eliminojmë ata”, tha Emery pas ndeshjes.

Ai po ashtu ka kritikuar referimin, duke thënës se PSG meritonte një penallti pas prekjes me dorë të Sergio Ramos. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Pronari i Chelsea, "ngec" në Rusi, akoma nuk i rinovohet viza
Donnarumma një hap larg Liverpool-it, problem mbetet çmimi
Johnston: Burra, gra, fëmijë, të gjithë e duan, të mos e humbasim Salah
Alaba te Real Madrid, flet babai i tij
Barcelona përcjellë Iniesta-n mes lotësh (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media