Home Sport
Argjentina publikon listën e lojtarëve, Sampaoli lë jashtë Icardin dhe Dybalan
Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për miqësoret ndaj Italisë dhe Spanjës, ku bie në sy mungesa e dyshes; Paolo Dybala dhe Mauro Icardit.

Të dy këta futbollistë nuk e kanë besimin e trajnerit Sampaoli, i cili në vend të tyre ka ftuar dy futbollistë nga kampionati argjentinas, Cristian Pavon (Boca Juniors), Lautaro Martinez (Racing Club).

Ky është një mesazh i qartë se këta dy futbollistë me shumë mundësi mund të mbesin edhe jashtë Kupës së Botës që do të zhvillohet këtë verë në Rusi.

Lista e plotë:

Portierë: Sergio Romero (Manchester United), Nahuel Guzman (Tigres), Willy Caballero (Chelsea)

Mbrojtës: Javier Mascherano (Hebei China Fortune), Nicolas Otamendi (Manchester City), Federico Fazio (Roma), Gabriel Mercado (Sevilla), Marcos Rojo (Manchester United), Ramiro Funes Mori (Everton), Marcos Acuna (Sporting CP), Nicolas Tagliafico (Ajax Amsterdam), Fabricio Bustos (Independiente)

Mesfushorë: Lucas Biglia (AC Milan), Ever Banega (Sevilla), Leandro Paredes (Zenit St Petersburg), Manuel Lanzini (West Ham United), Giovani Lo Celso (Paris Saint-Germain), Diego Perotti (Roma), Eduardo Salvio (Benfica), Pablo Perez (Boca Juniors), Maximiliano Meza (Independiente)

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Sergio Aguero (Manchester City), Gonzalo Higuain (Juventus), Angel Di Maria (Paris Saint-Germain). Cristian Pavon (Boca Juniors), Lautaro Martinez (Racing Club). /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Kalinic refuzon t'i kërkoj falje kombëtares kroate
FIFA dënon Serbinë me 10 mijë franga
Buffon afër transferimit të tij tek PSG
Dëmtohet trajneri i Anglisë (FOTO LAJM)
Krizë tek Gjermania, ylli i skuadrës afër largimit nga kombëtarja

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media