Home Sport
Duro: U kërkoj ndjesë tifozëve për rezultatet, skuadra do ngrihet
Prej 3 ndeshjesh pa asnjë pikë, i goditur nga një situatë emergjence mungesash për shkak dëmtimesh dhe kartonash, Flamurtari përjeton periudhën më negative të këtij sezoni.

Shpëtim Duro në konferencën për shtyp para sfidës me Kamzën evidenton faktorët që kanë ndikuar në këtë miniecuri negative pa harruar as problemet e vetë Flamurtarit, por nga gjithë faktorët e ka të pamundur të pranojë ato që i konsideron padrejtësi arbitrale ndaj skuadrës.

“Duhet të reagojmë, përtej problemeve që dihen, duke nisur nga gjykimi. Në Shkodër na janë mohuar dy 11-metërsha, kurse në Laç nuk ka ndonjë gjë për të thënë. Ishte akti i tretë i një skenari që ka filluar që në fazën e parë”.

“Kemi pasur edhe mungesa, por kam besim se skuadra do të kthehet ajo e dy fazave të para. Një skuadër e fortë është ajo skuadër që di të ringrihet dhe unë kam besim se këtë do të bëjmë. Kemi lojtarë të mrekullueshëm dhe profesionistë, të cilët nuk e meritojnë të jenë në këtë situate”.

“Kamzën e njoh dhe di të them se është ekip i fortë, që do të na e bëjë të vështirë në Vlorë, por ne duhet të reagojmë”.

“Dua t’u kërkoj ndjesë në emër të ekipit tifozëve të Flamurtarit për rezultatet e fundit, por bashkë me ta do të dimë të ringrihemi. Me mbështetjen e tifozëve, Flamurtari do të kthehet në vendin që meriton”, ishin fjalët e Duros. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Kalinic refuzon t'i kërkoj falje kombëtares kroate
FIFA dënon Serbinë me 10 mijë franga
Buffon afër transferimit të tij tek PSG
Dëmtohet trajneri i Anglisë (FOTO LAJM)
Krizë tek Gjermania, ylli i skuadrës afër largimit nga kombëtarja

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media