Home Sport
Mourinho: Jemi të zhgënjyer nga ky eliminim
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho e pranon se është shumë i zhgënjyer nga eliminimi i UEFA Champions Leagues por thotë se ky është futbolli.

"Është zhgënjyese, por ky është futbolli. Ata bën mirë dhe unë u dëshirojë më të mirën", tha fillimisht Mourinho.

"Mendoj se goli i parë do të ishte gjithmonë i rëndësishëm, jo vetëm për shkak të rezultatit të parë të ndeshjes, por edhe për profilin e ndeshjes.

"Ne u përpoqëm të ishim agresiv dhe intensiv që nga minuta e parë. Ne nuk shënuam dhe Sevilën e mbajti në mënyrë progresive topin dhe e kontrolluan mirë lojën.

"Ne patëm shanse të mira për të shënuar, por ata shënuan golin e parë dhe që nga ai moment gjithçka u bë shumë më emocionuese. Goli i dytë e bëri të pamundur.

"Kishim disa momente të mira, nuk kemi pasur kontroll të madh në lojë, por nuk mund të them se ka ndonjë gabim me lojtarët e mi dhe me synimin e tyre për të luajtur.

"Kjo është futbolli, kemi humbur, por nesër është një ditë tjetër dhe e shtuna është një tjetër ndeshje.

"Jam i kënaqur që lojtarët nuk e fshehin trishtimin e tyre, por nuk kemi kohë për dramë", përfundoi Mourinho pas ndeshjes. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Kukësi-Torpedo/ Penallti për Kukësin, Rexhinaldo nuk fal nga 11 metra
Kosova dhe Shqipëria në luftë me Zvicrën për talentin nga Kosova
E fundit: Ja çfarë po ndodh mes Luka Modric dhe Florentino Perez
Skuadra turke e futbollit gjen zgjidhjen për financat, blen dhi për të mbajtur klubin
Arrihet marrëveshja, ja ku do të transferohet Arlind Ajeti

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media