Home Sport
Emery qetëson tifozët për të ardhmen e Neymarit
Emery është vetë në fije të perit por nga ana tjetër mendon sërish për qetësimin e tifozëve në lidhje me të ardhmen e Neymarit.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së rradhës në kampionat ndaj Angers që do të zhvillohet këtë të mërkurë në orën 17:00, trajneri spanjol u ndal të fliste pikërisht për të ardhmen e yllit brazilian. Emery theksoi se projekti i klubit është solid dhe serioz dhe nuk ka asnjë shans që Neymar të largohet nga Parisi në fund të këtij sezoni.

“ Presidenti ka shkuar në Brazil pikërisht për të mbështetur Neymar i cili po rikuperohet nga dëmtimi”, shtoi më pas Emery duke larguar zërat për një lamtumirë të parakohshme të O’Ney./albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Surprizë e bukur në Serie A, skuadra modeste në vend të dytë
Higuain tregon kush e bindi të transferohet te Milani
Jurgen Klopp ironizon ‘krizën’ e Salah
11 të kuq në karrierë, por 20 agresione s’janë ndëshkuar. Ja “lista e zezë” e CR7-ës
Partizani përshëndet me gol rikthimin e tifozëve në stadium

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media