Home Sport
Conte sqaron situatën Moratës në ndeshjen kundër Barcelonës
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është pyetur nga gazetat spanjolle për situatën e ish sulmuesit të Real Madridit. Ai ka shprehur dëshirën dhe bindjen se Morata do të luajë kundër Barcelonës.

“Ai ka një dëshirë të madhe, fokusim dhe dëshiron të luftojë që të luajë nga fillimi”.

“Për Moratan, ky është sezoni i tij i parë në karrierë si sulmues kryesor i një skuadre”.

“Në të kaluarën te Real Madrid, por edhe te Juventus, ka qenë lojtar stoli, si zëvendësuesi i parë për çdo sulmues që lëndohej”.

“Për këtë sezon, mendoj që duhet të ketë durim”.

“Jemi duke folur për një sulmues të rëndësishëm dhe që ka të ardhme te Chelsam për tani, por edhe për të ardhmen. Ai do të jetë në konkurrencë për ndeshjen me Barcelonën”, ka thënë Conte./albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Surprizë e bukur në Serie A, skuadra modeste në vend të dytë
Higuain tregon kush e bindi të transferohet te Milani
Jurgen Klopp ironizon ‘krizën’ e Salah
11 të kuq në karrierë, por 20 agresione s’janë ndëshkuar. Ja “lista e zezë” e CR7-ës
Partizani përshëndet me gol rikthimin e tifozëve në stadium

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media