Home Sport
Ish-lojtari i Interit rrezikon 2 vite burg
Ish-futbollistin turk ti Interit, Caner Erkin, aktualisht pjesë e Basaksehir, rrezikon deri në dy vite burg, pasi ka sharë dhe ofenduar rëndë gjyqtarin e ndeshjes në momentin kur është ndëshkuar nga ky i fundit me kartonin e verdhë.

Episodi ka ndodhur në ndeshjen e 23 tetorit të vitit të kaluar midis Besiktasit dhe Basaksehirit. Akuza ndaj Erkin është se ka sharë dhe fyer me fjalë të rënda një funksionar shteti që ndodhej në fushë për të mbajtur rregullin publik, pasi kështu cilësohet gjyqtari i ndeshjes në Turqi.

Sipas mediave turke, Erkin do të dalë para gjykatës në ditët e ardhshme dhe rrezikon dy vite burg./albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Anthony Joshua mbron titullin kampion, triumfon ndaj Povetkin
Fabiania Bytyqi, shqiptarja e parë që fiton titullin e Kampionatit Botëror në boks
U nda nga motra e shokut, kjo është e dashura e re e James Rodriguez (FOTO LAJM)
Maldini: Milani duhet të ndjekë hapat e Juventusit
Andi Lila fiton “derbin” kundër Migjen Bashës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media