Home Sport
Tottenham konfirmon se kur do të kthehet Harry Kane nga dëmtimi që mori
Harry Kane ka dëmtuar ligamentet në nyjën e këmbës së djathtë dhe do të mungojë deri në muajin prill, ka njoftuar klubi i Tottenham Hotspur.

Bomberi anglez pësoi një lëndim të tmerrshëm në pjesën e parë në fitoren e Tottenham 4-1 ndaj Bournemouth të dielën dhe u zëvendësua nga argjentinasi, Erik Lamela.

“Vlerësimet e para konfirmojnë se Kane ka dëmtuar ligamentet anësore në nyjën e djathtë”, ka njoftuar Tottenham në Twitter.

“Sulmuesi anglez pësoi këtë lëndim pas një ndërhyrjeje në fitoren tonë 4-1 ndaj Bournemouth të dielën dhe pritet të kthehet në stërvitje me ekipin e parë muajin e ardhshëm”, njofton klubi anglez.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Real Madridit i mungon Ronaldo"
Milani dhe Interi mendojnë të ndërtojnë një stadium të ri
Panucci zbulon se si u njoh me partneren e shokut të tij (FOTO LAJM)
Klopp: Nuk më intereson hakmarrja kundër Realit
Takaj: Ishte një mbledhje që shërben për të shkundur ekipin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media