Home Sport
Ramsey nga frika e përmbysjes nga Milani, i kërkon një nder shokëve
Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, para ndeshjes me Milanin, nuk dëshiron ta kujtojë rezultatin e ndeshjes së parë, e cila përfundoi 0-2 në "San Siro". Ai ka thënë se ajo duhet të trajtohet sikur të ishte 0-0.

“Nuk mund të heqim këmbën nga gazi”, ka thënë Ramsy përkrah Arsene Wenger në konferencën për media para ndeshjes.

“Do ta marrim si të ishte 0-0. Kemi nevojë për rezultat ndaj Milanit. Ka qenë një rrugëtim i vështirë, do tentojmë për fitore në çdo ndeshje”.

“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne dhe sezonin tonë. Ata janë skuadër mjaft kualitative, ishte ndeshje e vështirë (në San Siro) pavarësisht rezultatit”.

“Ata janë rikthyer me trajnerin e ri dhe nuk mund ta marrim aspak lehtë”.

“Shpresojmë t’ia arrijmë. Jemi në një fazë kur çdo gjë është e mundur, pak ndeshje nga finalja”, ka shtuar për fund Ramsey. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Të gjithë po festonin super golin e Ronaldos, vetëm ai jo: Sekreti u zbulua më vonë (VIDEO)
Lerëni Ozilin në stol, legjenda e Gjermanisë bën kërkesën e bujshme
Gol me kokë, zhbllokohen sërish shifrat në Kolumbi-Japoni (VIDEO)
Kolumbia është me 10 lojtarë, por Japoninë e pret ferri në pjesën e dytë
"Akili", maçoku i shurdhër parashikon fituesin në Rusi-Egjipt

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media