Home Sport
Ramirez shpegon spekullimet e janarit për transferimin tek Inter
Jiangsu Suning dhe Inter janë dy klube nën të njëjtën pronësi. Ata janë të Suning Group dhe ishte folur shumë që braziliani i Jiangsu do t’i bashkohej skuadrës të Luciano Spallettit në janar.

Bëhet fjalë për Ramirezin, i cili u spekullua me javë të tëra po në fund gjithçka dështoi. Arsyen e shpjegon vetë braziliani.

“Ishte folur shumë për atë”, ka thënë Ramires për Lance.

“Në të vërtetë asnjë ofertë nuk erdhi te unë, apo te drejtorët nga Interi”.

“Jam 31 vjeçar dhe kam ende kohë të luaj në futboll, dua të rikthehem në Evropë dhe është diçka që do ta marrë parasysh kur të vijë kohë”.

“Tani jam i fokusuar vetëm të Jiangsu, dua të respektoj klubin dhe të veshi ngjyrat e skuadrës që më ka nën kontratë”.

“Kjo është e tashmja ime dhe ajo që unë po mendoj aktualisht”, ka shtuar Ramires./albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Boksieri shqiptar Uldedaj fiton titullin botëror WBO dhe shpërthen në lot
Tragjedi në Gjermani, kapitenit të Stuttgartit i vdes babai në stadium
Shikoni disa nga fotot e avionit luksoz të Lionel Messit (FOTO LAJM)
Moderatorja "kap mat" Lorik Canën në dhomat e zhveshjes
Ronaldo i jep fitoren Juventusit në derbi kundër Torinos (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media