Home Sport
Simeone: Ata janë një rival me shumë histori në Evropë
Diego Simeone beson se Arsenal më shumë përvojë se Atletico Madrid në kupat evropiane dhe vlerësoi shumë homologun e tij Arsene Wenger.

Tekniku i Gunnersave është kritikuar shumë këtë sezon pas një edicioni zhgënjyes, pasi renditen në vendin e gjashtën në Premier League angleze.

"Ata janë një rival me shumë histori në kupat evropiane," tha Simeone.

"Skuadra e tyre aktuale ka përvojë dhe ka shumë lojtarë cilësorë dhe një menaxher shumë të rëndësishëm që ka arritur shumë.

"Do të jetë një ndeshje e fortë për ne, por gjithnjë do të ishte në këtë mënyrë në këtë fazë të garës, e cila është e vështirë për të fituar.

"Ne duhet të tregojmë edhe një herë dëshirën tonë dhe të përpiqemi të luftojmë për fitoren tonë, sepse kjo është pika më e rëndësishme e sezonit dhe ne jemi të uritur për trofe", përfundoi Simeone. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Nuk mbarojnë problemet për Milanin, ky është i rradhës
Luftëtari u mbyll gojën kritikëve: "Mosmirënjohës"
Ky është fjalimi prekës i Ibrahimoviç për dëmtimin e tij
Lajm i keq pë Barcelonën, i refuzohet një tjetër mesfushor
United bën gafën qesharake, nxjerrë në shitje "Lakakun" (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media