Home Sport
Donnarumma: E ardhmja ime është në duart e Raiolas
Gianluigi Donnarumma thotë se nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, teksa spekulimet se ai do të largohet nga Milani vazhdojnë të qarkullojnë.

Megjithatë, agjenti i tij Mino Raiola ka sugjeruar vazhdimisht se Donnarumma do ta braktisë klubin këtë verë, me Milanin që është duke synuar ta transferojë Pepe Reinan nga Napoli si lojtar të lirë.

Vetë Donnarumma ka zbuluar se e ardhmja e tij është në duar të Raiolas, me Real Madridin dhe PSG-në që janë duke e vëzhguar situatën e tij.

“Tregu i transferimeve? S’di gjë unë”, ka thënë Donnarumma për Mediaset.

“Reina zëvendësuesi im? Nuk e di, ai është portier i madh dhe do të jetë konkurrencë e vështirë. Unë bëj gjithçka për këtë fanellë”, deklaroi ai. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shaqiri: Ndeshje speciale për mua sonte kundër ish skuadrës time
Real Madrid i cakton çmimin Gareth Bale
Liverpool blindon talentin 19-vjeçar
I trajnuar nga të dy, Danilo flet për Guardioën dhe Zidane
Xherdan Shaqiri zgjedh formacionin e tij të ëndrrave (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media