Home Sport
Shefi i arbitrimit italian: Do ta mbroja Michael Oliver kundër Buffonit
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit Italian, Marcello Nicchi, ka thënë se do të mbështeste Michael Oliver nëse incidenti kërcënues me Gianluigi Buffonin do të ndodhte në një ndeshje të Serisë A.

Buffon u përjashtua nga ndeshja për sjellje të pahijshme drejtuar Oliverit pasi s’u pajtua me vendimin e gjyqtarit anglez për të akorduar penallti për Real Madridin në kohën shtesë, e cila rezultoi me eliminimin e Juventusit nga çerekfinalja e UEFA Champions League.

“Duhet t’i respektoj të tjerët, prandaj ajo që ndodhi në Madrid duhet të rregullohet nga organizata ndërkombëtare”, ka thënë Nicchi për Radio Anch’io Sport.

“Nuk ia lejoj vetes ta gjykoj punën teknike. Buffon është kampion madhështor, megjithatë, në nivele të caktuara, duhet të jesh i kujdesshëm se çfarë thua. Gjithmonë ka fëmijë që mund të dëgjojnë.

“Sikur të ndodhte në Itali? Do ta mbroja gjyqtarin. Gjyqtarët nuk mund të kërcënohen as para, gjatë apo pas ndeshjes”, shtoi ai. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Cakompakom
e Martë 17 Prill 2018, Ora 03:13
Krejt hajduta ju nanq... jeni. Kriminel te sportit. Se keni kriju ju ket sport po populli. O ulkonja dreqi keni per ta henger. Si qen do vdisni se njerez sjeni ju jo. Buffon mir e ka then
Shkruani komentin tuaj!
 
Bartomeu: Askush nuk mund ta zëvendësojë Messin
Edhe Betis hyn në garë për yllin e Liverpoolit
Chiellini zbulon objektivin kryesor të Juventuit për këtë sezon
Juventus shet talentin tek Cagliari për 9 milion euro
Real Madrid zbulon çmimet e biletave për ndeshjen kthyese kundër Barcelonës në Kupën e Mbretit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media