Home Sport
Al-Khelaifi flet për kandidaturën e Tuchelit si trajner të ardhshëm
Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka hedhur poshtë spekullimet se Thomas Tuchel është trajneri tyre i ardhshëm

Trajneri gjerman, Tuchel, thuhet se është rreshtuar si zëvendësim i Emeryt, por Al-Khelaifi pretendon se nuk ka marrëveshje të tillë.

“Po të kishim nënshkruar me dikë, do ta kishim njoftuar”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi për Canal +.

“Sot kemi një trajner i cili ishte në fushë. Ne jemi shumë të ndershëm, sot kemi një trajner që punon me ne, me një kontratë deri në fund të sezonit”.

“Le të jemi sonte pozitiv, kemi bërë shumë gjëra pozitive. Ne jemi kampionë, është një gjë e mrekullueshme, falënderoj të gjithë”.

“Dhe sezoni nuk ka mbaruar akoma, ka Kupa ende për të fituar. Liga e Kampionëve është qëllimi ynë i madh, por nuk është e lehtë. Ne punojmë shumë, por klubet e tjera e bëjnë edhe këtë”, përfundoi presidenti i PSG-së. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Allegri shpall finalen tjetër: Ndeshja me Interin shpall kampionin e Seria A
Guardiola nuk mendon se Salah është lojtari më i mirë i vitit
Fellaini ka lluks për ta zgjedhur të ardhmen
Spalleti motivon skuadrën: Do të luftojmë deri në fund për Championsin
Maradonna shpërthen në festë pas golit të Koulibalis

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media