Home Sport
James me padurim pret ndeshjen me Realin: Speciale për mua
Ylli i Bayern Munichut, James Rodriguez, e cilëson si speciale përballjen me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Këto dy ndeshje do të jenë speciale për mua për shkak të kaluarës sime”, ka thënë James në intervistën për Diario AS.

“Kam luajtur për tri vite në Real Madrid, kam shumë kujtime të mira nga koha e kaluar atje dhe ishte një periudhë e suksesshme me tituj”.

“Kam shumë shokë dhe mezi po pres t’i takoj prapë, por kjo është dytësore në këto dy ndeshje të rëndësishme”.

“Jemi gjithë të fokusuar për të arritur finalen, do ishte një objektiv i rëndësishëm dhe ne besojmë, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”.

“Hakmarrje? Jo, aspak, nuk ka nevojë për atë gjë. Këto janë vetëm dy ndeshje të vështira me një çmim të madh në fund”.

“Të dy klubet janë të mëdha dhe kur luajnë në mes vete gjithmonë ndodh për raste speciale, por ne duhet të fokusohemi vetëm te vetja jonë”, ka shtuar James. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Shaqiri nuk ka ndërmend të bjerë nga kategoria, gati ekipi i ri?
Ronaldo vazhdon me rekorde, tani do të mbahet mend gjatë në histori
Emery nuk e di ditën kur Neymar do të kthehet tek PSG
Inter takohet sot me UEFA-n për një arsye madhore, Milani të premte
Dikur mbahej si akademia më e mirë në botë, por sot La Masia rezulton dështim

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media