Home Sport
Garey Neville, "avokat mbrojtës" për Jose Mourinho-n
Akuzat dhe kritikat drejt Jose Mourinho kanë qënë të shumta gjatë këtij sezoni.

Ai është akuzuar se ka ndryshuar për keq lojën e Manchester United duke e bërë atë shumë mborjtës dhe krejtësisht ndryshe nga futbolli i dikurshëm që e bënte United.

Megjithëatë, Gary Neville, u është përgjigjur këtyrë akuzave kundrejt Jose Mourinho, duke thënë se kujtimet e së kaluarës janë harruar, sepse Manchester United ka luftuar herë pas here në këtë mënyrë edhe nën drejtimin e Fergusonit.

Ai tha për “Daily Mail” se: “Nën drejtimin e David Moyes, Louis van Gaal dhe Jose Mourinho është sugjeruar se futbolli nuk është shumë i mirë, ndërsa me Sir Alex Ferguson, ndodhte ndryshe. Po ju harroni lojërat e këqija të asaj kohe, fitoret e mundimshme 1-0, apo humbjet e tmerrshme". /albeu.com/

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Paul Pogba nuk e sheh të ardhmen tek Manchester Unitedit
Valon Berisha mungon në miqësoren ndaj Shqipërisë
Mirabelli flet për objektivat e Milanit për sezonin e ardhshëm
I shpëton vdekjes, piloti shmang aksidentin e rëndë në Francë (VIDEO)
Panucci humbet lojtarin më të rëndësishëm për 2 miqësoret e Shqipërisë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media