Home Sport
Neymar, flet për frikën që ka përjetuar gjatë lëndimit
Ylli i Brazilit Neymar ka treguar për frikën që ka përjetuar gjatë lëndimit të tij.

Që nga dëmtimi i tij në muajn shkurt, ku pati edhe një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë , Neymar nuk është futur më në fushën e blertë.

Në një intervistë të dhënë nga AS, ai komentoi përpjekjet që ka bërë gjatë tre muajve të fundit dhe frikën që ka pasur gjatë kësaj periudhe raporton albeu.com.

"Dua ta humbas këtë frikë sa më shpejt që të jetë e mundur, që të mundem të jem pjesë në Kupën e Botës.Ky është një moment i vështirë, një nga kohët më të vështira me të cilat unë jam përballur deri tani" rrëfeu Neymar.

"Unë e di se njerëzit janë nervozë, por askush nuk është më i shqetësuar se unë dhe askush nuk ka më frikë se unë", pohoi ylli brazilian.

Data 3 qershor është shumë e rëndësishme për Brazilianin ku pritet të futet në fushën e blertë për hërë të parë që nga dëmtimi i tij për të luajtur në miqësoren kundër Kroacisë që do mbahet në londër. /albeu.com/




Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kushton 250 mijë paund, Paul Pogba prezanton Ferrarin e tij (FOTO LAJM)
Messi me shokë mposhtin Levanten dhe kualifikhen në çerekfinale të Kupës së Mbretit (VIDEO)
Stërvitje natën, Klopp çmend skuadrën
Publikoi dokumentet sekrete të botës së futbollit, arrestohet në Hungari hakeri portugez
Barcelona nuk ndal, shënon edhe golin e tretë kundër Levantes (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media