Home Sport
FSHF vendos datat për sezoni e ardhshëm futbollistik


Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Federatës Shiptare të Futbollit, bëhet e ditur që sezoni i ri i Kategorisë Superiore do të startojë në 19 gusht, ndërsa Kategoria e Parë do të nisë në 9 shtator.

Më poshtë mund të njiheni me njoftimin e plotë zyrtar të FSHF-së:

“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka përcaktuar sot zyrtarisht datat e fillimit dhe mbarimit të sezonit të ardhshëm futbollistik, për Kategorinë Superiore dhe atë të Parë. Kështu, pas propozimeve të ardhura nga sektori përkatës, u vendos që kampionati i ardhshëm i Superiores, edicioni 2018-2019 të nisë në datë 19 gusht dhe do të përfundojë në 25 maj 2019. Faza e tretë e Superiores, pas pauzës dimërore do të nisë më datë 26 janar të vitit të ardhshëm.

Ndërkaq, edicioni 2018-2019 i Kategorisë së Parë do të startojë në datë 9 shtator dhe do të përfundojë në 11 maj 2019. Po kështu, anëtarët e KE vendosën që ndeshja finale e Superkupës së Shqipërisë të luhet në datë 12 gusht”, shkruhet në lajmërimin e FSHF-së.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Paul Pogba nuk e sheh të ardhmen tek Manchester Unitedit
Valon Berisha mungon në miqësoren ndaj Shqipërisë
Mirabelli flet për objektivat e Milanit për sezonin e ardhshëm
I shpëton vdekjes, piloti shmang aksidentin e rëndë në Francë (VIDEO)
Panucci humbet lojtarin më të rëndësishëm për 2 miqësoret e Shqipërisë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media