Home Sport
Bebeto: Që të keni sukses në Botëror, duhet të luani si ekip
Legjenda e Brazilit, Bebeto tha se trajneri Tite ka bërë një punë të mrekullueshme, dhe se ka formuar një skuadër të mirë.

“Tite ka bërë një punë të mrekullueshme”, tha Bebeto për Brasil Global Tour.

“Ai ka formuar me të vërtetë një skuadër të mirë dhe ndjej që ai ka lojtarë në skuadër që kanë ide si të luajnë futboll. Kjo është shumë e rëndësishme dhe një trajner i mirë e bën këtë”.

Sipas tij, presioni është i madh mbi Brazilin për të fituar Botërorin por lojtarët duhet të rrinë të qetë.

“Kur përballeni në Botëror, duhet ta keni parasysh më shumë lojën ekipore, sepse duhet ta kuptoni se nuk mund të ja dilni vetëm nëse nuk luani në grup. Ne duhet ta përmbyllim këtë debatin që Neymar ka nevojë ta fitojë Botërorin. Të gjithë duhet të punojnë bashkë për ta arritur objektiven kryesore – pra si ekip e jo si individ”, ka thënë legjenda e Brazilit, Bebeto. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Paul Pogba nuk e sheh të ardhmen tek Manchester Unitedit
Valon Berisha mungon në miqësoren ndaj Shqipërisë
Mirabelli flet për objektivat e Milanit për sezonin e ardhshëm
I shpëton vdekjes, piloti shmang aksidentin e rëndë në Francë (VIDEO)
Panucci humbet lojtarin më të rëndësishëm për 2 miqësoret e Shqipërisë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media