Home Sport
Shkëndija fiton derbin e Tetovës ndaj Renovës
Shkëndija ka fituar bindshëm derbin e Tetovës dhe përgatit festën e titullit kampion për sfidën e fundjavës ndaj Pelisterit.

Kuqezinjtë edhe pse e kanë fituar matematikisht titullin përpara disa javësh regjistruan fitoren e 4 radhazi në kampionat duke u ngjitur në kuotën e 88 pikëve, teksa kryeson me një diferencë të frikshme prej 32 pikësh avantazh ndaj rivalëve të Vardarit të Shkupit.

Një humbje që nuk djeg as në shtëpinë e Renovës sepse skuadra tjetër shqiptare siguroi matematikisht një javë përpara fundit të sezonit mbijetesën në elitën e futbollit maqedonas.

Golat për Shkëndijën u realizuan nga Besart Ibraimi dhe braziliani Stenio Junior në pjesën e parë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
mema0
Mema: Tirana me mungesa, por jemi të motivuar
daja00
Flamurtari-Tirana, Daja: Ndeshja vendoset nga episodet
Përfundon takimi Perez-Lopetegui, merret vendimi
xhaka
Granit Xhaka i emocionon të gjithë me këtë veprim (VIDEO)
labinot00
Lot dhe duartrokitje në derbin suedez, i jepet lamtumira e fundit futbollistit shqiptar (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media