Home Sport
Klopp jep lajmin e mirë për finalen e Champions League
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë me dije se mesfushorët, James Milner dhe Emre Can po rikuperohen shumë shpejt dhe do të jenë gati për finalen e 26 majit kundër Realit në Kiev.

Të dy mesfushorët janë të dëmtuar, ku Milner mungoi në ndeshjen e fundit kundër Brighton Hove Albion, gjithashtu as Emre Can ka bërë disa mungesa në stërvitje.

Klopp ka deklaruar se: “James do të kthehet në stërvitje shumë shpejt, mendoj të se këtë të shtunën do të shohim, ndoshta edhe të premten”.

“Emre është këtu, kjo është diçka e mirë, ta kesh atë me grupin është gjithmonë mirë, djalosh fantastik. Do të shohim çfarë do të bëjmë me të, duhet ende punë për të bërë, por mirë që tashmë e kemi këtu” ka thënë Klopp. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Formacionet zyrtare: Valencia - Juventus
Formacionet zyrtare: Manchester City - Lyon
Formacionet zyrtare: Real Madrid - Roma
Francezët shpërthejnë me kritika kundër Neymarit
Lamela mbron Kane: Ai nuk është makineri golash

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media