Home Sport
Kërkoi ryshfet, arbitri i Arabisë Saudite përjashtohet nga Kupa e Botës
Arbitri Fahad Al-Mirdasi zyrtarisht është përjashtuar nga Kupa e Botës në Rusi 2018.

Ai ka njollosur vendin e tij për korrupsion dhe është i përjashtuar përjetësisht nga ky profesion. Skandali kishte shpërthyer që një javë më parë, kur federata e vendit të tij e kishte pezulluar përkohësisht në pritje të hetimeve dhe FIFA kishte njoftuar se vendimi nuk do të ndikonte në pjesëmarrjen e bilbilit arab në Rusi 2018.

Por, Federata e Arabisë Saudite i ka kërkuar FIFA-s përjashtimin e tij nga Botërori dhe përjetësisht nga arbitrimi. Me të përfunduar hetimet, për Al Mirdasin erdhi dënimi, edhe për faktin se ishte vetë gjyqtari 32-vjeçar që e pranoi krimin: Al-Mirdasi kishte kontaktuar presidentin e Al Itihadit, Hamad Al-Sania, pak përpara finales së Kupës së Mbretit kundër Al Faisalit me kërkesën e parave në këmbim të favoreve për skuadrën e tij.


“Pas emërimit të arbitrit Fahad Al-Mirdasi (gjyqtar i FIFA-s prej 2011), për të drejtuar ndeshjen e finales së Kupës, zoti Hamad Al-Sania, presidenti i klubit Al-Itihad, iu adresua Federatës Saudite të Futbollit”, thuhej në deklaratën e kësaj të fundit.

“Ai konfirmoi se kishte prova që nënvizonin se Al-Mirdasi i kishte ofruar ndihmë në këmbim të parave. Pasi, presidenti i Itihadit i prezantoi atë që kishte në dispozicion federatës, kjo e fundit e dërgoi bisedën te presidenti i Drejtorisë së Përgjithshme të Sporteve, i cili njoftoi më pas të gjitha autoritetet kompetente në detaje. Al-Mirdasi u arrestua dhe prej atëherë ishte nën hetim administrativ. Pas përfundimit të hetimeve, Federata Saudite mori në dorë- zim raportin e autoriteteve kompetente, të cilat provuan akuzën kundër gjyqtarit pas pranimit të tij personalisht të kërkesës për ryshfet”. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Trajneri vendos kush do të jetë kapiteni i Anglisë në Rusi 2018
Festa e çmendur e tifozit arab pas kualifikimit të Interit në Champions (VIDEO)
Hysaj shkon në Londër: Chelsea apo Man.United, kush e pret shqiptarin? (FOTO LAJM)
Legjenda Ronaldo: Interi i frikshëm u rikthye
Nuk pritej, tifozët shtyjnë Griezmann drejt Barcelonës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media