Home Sport
Skandal me stadiumin e Romës, në pranga 9 persona për korrupsion
Planet e Romës për të ndërtuar një stadium të ri, hasin një pengesë të re, pasi këtë të mërkurë, 9 persona janë arrestuar për korrupsion në lidhje me arenën e re që pritet të ndërtohet në kryeqytetin italian.

Mes të arrestuarve nga Karabinierët italianë, është edhe inxhinieri kryesor, Luka Parnasi, si dhe 6 kolegë të tij. Prokurorët thonë se janë bërë pagesa ilegale në para “cash”, për punëtorë jo ekzistentë dhe për këshillime.

Presidenti amerikan i Romës, James Pallotta, e ka prezantuar që në mars 2014 këtë projekt, duke deklaruar që do ishte gati për sezonin 2016-17, por ende ndërtimi nuk ka nisur. Gjithsesi, prokurorët thonë se klubi i Romës nuk është i përfshirë në këtë skandal. Kosto e projektit llogaritet në rreth 1.6 miliardë euro, duke përfshirë më shumë se 200 milionë euro financime publike. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Atletico Madrid ngre në qiellin e Tallinnit Superkupën e Evropës
Atletico i hakmerret Realit, fiton Superkupën e Evropës (VIDEO)
Atletico nuk ndalet, shënon edhe golin e katërt ndaj Realit (VIDEO)
Çmendet Atletico, përmbys rezultatin ndaj Realit (VIDEO)
Nuk ka fitues, Reali dhe Atletico do të luajnë edhe 30 minuta për të fituar Superkupën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media