Home Sport
Lopetegui flet pas shkarkimit: Jam shumë i trishtuar
Julen Lopetegui u shkarkua nga detyra e trajnerit të Spanjës ditën e sotme, për faktin se ai nuk e kishte njoftuar presidentin e Federatës për kontratën e re që nënshkroi një ditë më parë me Real Madridit.

“Jam shumë i trishtuar, por kemi një skuadër të mrekullueshme dhe shpresoj që të fitojmë Botërorin”, tha Lopetegui për mediat spanjolle që po e prisnin në aeroportin e Krasnodarit, nga ku do të niset për në Madrid.

Presidenti i RFEF-së, Luis Rubiales e argumentoi vendimin për largimin e Lopeteguit me mënyrën se si trajneri arriti marrëveshjen me Real Madrid.

“Negociatat janë zhvilluar pa asnjë dijeni nga Federata, që e mësoi vetëm 5 minuta para konferencës për shtyp. Ka një mënyrë të të vepruarit dhe Lopetegui nuk e zbatoi”, ka deklaruar Rubiales .

Tashmë, Spanja do të drejtohet në Botëror nga Fernando Hierro, i cili kishte detyrën e drejtorit teknik te kombëtarja. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Atletico Madrid ngre në qiellin e Tallinnit Superkupën e Evropës
Atletico i hakmerret Realit, fiton Superkupën e Evropës (VIDEO)
Atletico nuk ndalet, shënon edhe golin e katërt ndaj Realit (VIDEO)
Çmendet Atletico, përmbys rezultatin ndaj Realit (VIDEO)
Nuk ka fitues, Reali dhe Atletico do të luajnë edhe 30 minuta për të fituar Superkupën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media