Home Sport
Macja Orakulli Akil zgjedh parashikimin e saj për ndeshjen hapëse të Botërorit (FOTO LAJM)
Tifozët rusë mund të jenë të lumtur para ndeshjes hapëse me Arabinë Saudite, duke qenë se orakulli Akil, ka parashikuar fitoren e tyre për këtë sfidë.

Macja e bardhë, e cila vjen nga një muze i qytetit të Shën Pjetërburgut, e quajtur Akil, ka zgjedhur ushqimin që gjendej në pjatën e Rusisë. Nuk është hera e parë që në botën e futbollit, pikërisht në Botëror, kafshët konsiderohen fatsjellëse.

Oktapodi Pol, që jetonte në një akuarium në qytetin Oberhausen të Gjermanisë u bë i famshëm në të gjithë botën për parashikimet e sakta të ndeshjeve të përfaqësueses së “Pancerave”, sidomos në Botërorin “Afrikë 2010”.

Që nga Kupa e Botës e para 8 viteve çdo event i rëndësishëm futbollistik ka parashikuesin e saj nga bota e kafshëve. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Rafinha drejt Betisit, i prish një tjetër pazar Interit
Karius largohet nga Liverpooli, i bashkohet klubit turk
Reagimi i Jesus kur e kuptoi se Firmino do t’ia zë vendin te Brazili
Borussia Dortmund pas sulmuesit të Barcelonës
Sadio Mane mund të vendos një rekord të ri sonte

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media