Home Sport
80 mijë km me biçikletë për të shkuar në Rusi, historia frymëzuese e tifozit argjentinas
Një udhëtim i gjatë 80 mijë km me biçikletë, 37 shtete të vizituara në 5 vjet: është ky objektivi për të mbërritur në Rusi.

Dhe është kjo historia e Matias, tifozit të kombëtares Argjentinase, i cili, i nisur nga San Huan, ka mbërritur deri në Sheshin e Kuq të Moskës.

Ai që e frymëzoi këtë sipërmarrje ishte objektivi për të thyer një rekord “Guinness”, motivimi dhe ndihma e shumë familjeve që takoi gjatë këtij rrugëtimi: “Pa to, nuk do të isha këtu. Biçikleta ime është plot me kujtime të tyre”, raporton Panorama.

Mes fazave të udhëtimit është edhe udhëtimi në Brazil, për Botërorin e 2014-ës dhe 5 muaj udhëtim nëpër Itali. Sapo mbërriti në Rusi, argjentinasi shpjegoi:

“Pasi humba punën, shtëpinë dhe makinën, zbulova njerëz që me pak para ndanë botën me mua. Vendosa ta bëj këtë udhëtim nëpër botë dhe tani do të ndjek Argjentinën në Botëror. Biçikleta peshon 90 kg dhe e kam quajtur ‘Liria'”, u shpreh tifozi. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Neymar "trondit" Brazilin gjatë stërvitjes (VIDEO)
Buffon arrin marrëveshjen me klubin e ri, kontratë 2-vjeçare
Rusia në histori, pret vetëm zyrtarizimin e kalimit të grupit. Salah shpreson tek mrekullia
Penallti me VAR për Egjiptin, ja gjuajtja e Salah (VIDEO)
Korçari me i famshëm godet sërish, qeshni me lot. Bananet dhe kastravecat i paguan... (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media