Home Sport
Real Madrid arrin marrëveshjen me Alisson Becker
Real Madridi ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me Alisson Becker, por Roma kërkon 80 milionë euro për shërbimet e tij.

Sipas Mundo Deportivo, Los Blancos kanë ofruar 60 milionë euro për portierin brazilian, por kërkesa e Giallorossëve është më e madhe.

Agjenti i Alisson, Ze Maria, ka arritur marrëveshje me Realin për të nënshkruar kontratë pesëvjeçare me opsionin për vazhdimin edhe për një vit tjetër.

Mirëpo, Los Blancos kanë ofruar 55 milionë euro plus pesë milionë të tjera në formë bonusesh, ndërkohë që Roma kërkon 80 milionë euro për numrin 1 të Brazilit.

Vet Alisson dëshiron që ta zgjidhë situatën para se kombëtarja e tij ta zhvillojë ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Debutim ëndrrash, Cikalleshi gjen rrjetën me skuadrën e re (VIDEO)
Ne i shohim super në formë, si duhet të kujdesen për veten sportistët
Douglas Costa i rikthehet stërvitjes me Juventusin
Hidhet shorti i Kupës së Mbretit, Reali dhe Barcelona sfida të vështira
Shpërthen Wanda Nara: Kush flet për mua duhet të ketë b**e (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media