Home Sport
Joachim Low "kërcënon" Ozil pas rikthimit në stërvitje
Futbollisti me origjinë turke, Mesut Ozil është rikthyer në stërvitje ditën e mërkurë, pas një rikuperimi nga një dëmtim që kishte në gju.

Por së fundmi atij i është dashur të përballet edhe më një problematikë tjetër, ku shumë tifozë i kanë dalë kundër për shkak të një fotoje të shkrepur përkrah me presidentin turk Erdogan.

Kjo foto ka shkaktuar shumë zhurmë në mediat vendase madje i është kërkuar Federatës së futbollit për ta përjashtuar nga kombëtarja.

Dhe sikur të mos mjaftonte situata e vështirë që po kalon 29-vjeçari, edhe trajneri Joachim LoW e pranoi hapur në konferencën e djeshme se konkurrenca në skuadër është e madhe dhe askush nuk e ka vendin e sigurt.

“Këto ditë e kanë ndihmuar. Më në fund u stërvit me grupin. Nuk e di nëse do të jetë në formacion ndaj Meksikës. Do vendos të shtunën, jo tani, por konkurrenca është e madhe”. ka thënë Low. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kushton 250 mijë paund, Paul Pogba prezanton Ferrarin e tij (FOTO LAJM)
Messi me shokë mposhtin Levanten dhe kualifikhen në çerekfinale të Kupës së Mbretit (VIDEO)
Stërvitje natën, Klopp çmend skuadrën
Publikoi dokumentet sekrete të botës së futbollit, arrestohet në Hungari hakeri portugez
Barcelona nuk ndal, shënon edhe golin e tretë kundër Levantes (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media