Home Sport
Inteligjenca artificiale zbulon fituesin e Kupës së Botës (FOTO LAJM)
Kupa e Botës Rusi 2018 startoi sot me ndeshjen Rusi dhe Arabisë Saudite, ku vendasit fituan me rezultatin e përgjitshëm 5-0.

Mes shumë fjalëve dhe debateve se kush do të arrijë të triumfojë në fund, këtë vit mund t’i besohet edhe studimeve të statistikave të bërë nga Universiteti Teknik i Dortmundit, ku ekipi i studiuesve i drejtuar nga Andreas Groll ka kombinuar inteligjencën artificiale dhe statistikat tradicionale për të kërkuar të identifikojë fituesin e mundshëm të këtij turneu.

Kështu, sipas kompanive të basteve favoriti kryesor është Brazili, me një probabilitet që të fitojë kupën prej rreth 16,6%, i ndjekur nga Gjermania (12,8%) dhe Spanja (12,5%), ekipi i Groll nuk ka të njëjtin mendim.

Por, sipas mundësive të përllogaritura nga Universiteti Teknik i Dortmundit fituesi më i mundshëm është Spanja me 17,8%.

Megjithatë ka disa detaje që duhet të merren parasysh në vetë strukturën e turneut. Nëse Gjermania del e para në grupin e saj, në fakt, ka shumë mundësi që të përplaset me skuadra të forta në fazat eleminuese, për këtë arsye, shancet e Gjermanisë që të arrijnë në çerkfinale janë 58% ndprsa ato të Spanjës 78%, që nuk pritet të përballet me shumë vështirësi në fazat eleminuese, raporton Expres.

Megjithatë, nëse të dyja ekipet do të arrinin në çerekfinale, mundësitë për fitore do të ishin gati identike.

“Gati”, sepse pasi realizimit të 100 000 simulimeve, Groll ka mundur të nxjerrë, se nëse Gjermania arrin deri në çerekfinale, atëherë do të ishte kandidati më i mundshëm për të fituar kupën. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Rafinha drejt Betisit, i prish një tjetër pazar Interit
Karius largohet nga Liverpooli, i bashkohet klubit turk
Reagimi i Jesus kur e kuptoi se Firmino do t’ia zë vendin te Brazili
Borussia Dortmund pas sulmuesit të Barcelonës
Sadio Mane mund të vendos një rekord të ri sonte

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media